Konflikti Kosovë-Serbi, reagon KE: Duhet zgjidhje e gjithëpranueshme (Fotot nga Independent Balkan News Agency)

“Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, të qëndrueshme dhe të mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri.”

Kështu u shpreh sot Carlos Martin, zëdhënësi i Komisionit Evropian pyetur për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu mos përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes se nëse Komisioni Evropian e mbështet zgjidhjen që ofron presidenti serb Vucic për shkëmbim territoresh mes dy vendeve, zëdhënësi Martin tha se presidentët Thaçi e Vuçiç kanë patur bisedime intensive dhe se pritet të takohen sërish në shtator, ndërsa si afat për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, BE parashikon pranverën e ardhshme.

Carlos Martin e mbylli deklaratën e tij duke thënë se “dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ka për synim nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëmmes dy vendeve dhe t’I ndihmojë ata në rrugën e tyre drejt Evropës.”