Nis ndërtimi i kullës së Boerit në zonën e ish-Bllokut

Nis ndërtimi i kullës së Boerit në zonën e ish-Bllokut

Ditët e fundit në Tiranë kanë nisur punimet për ndërtimin e kullës ‘Bllok’, projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, në zonën më të lakmuar të qytetit, në zonën e ish-Bllokut.

‘Bllok’ do të jetë një godinë multifunksionale, pra qendër tregtare, zyra dhe apartamente, që do të ndërtohet nga kompania Invest shpk. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) kjo kompani është krijuar vetëm një vit më parë.

Në faqen zyrtare të studios së Boerit, për këtë projekt shkruhet:

“‘Blloku’ është një ndërtesë shumëfunksionale, veçantia e së cilës do të jetë një veshje prej alumini si një lëkurë të dyfishtë.

“Kjo zgjidhje e veçantë e veshjes, e projektuar posaçërisht për projektin tonë të parë shqiptar, luan një rol thelbësor në përcaktimin e unikalitetit të ndërtesës dhe kontribuon në nënvizimin e rëndësisë së saj si një pikë referimi e re e kësaj zone urbane”, shprehet Francesca Cesa Bianchi, Drejtore e Projekteve në studione Stefano Boeri Architetti.”

Renderi i ‘Bllok”, projektuar nga Stefano Boeri

Blloku nuk do të jetë e vetmja ndërtesë që kompani Invest shpk do të ndërtojë në zonën e Bllokut.

Në nëntor 2017, në heshtje të plotë dhe mungesë transparence, pa asnjë dokument të botuar në faqen e vet zyrtare (e pa rifreskuar që nga korriku), Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) i kryesuar nga Kryeministri Rama, miratoi ndërtimin e dy kullave nga Invest shpk. Blloku dhe West Residence.

West Residence do të ndërtohet pas godinës së Presidencës dhe njësoj si Blloku, është projektuar nga Boeri.

Boeri është autori i Masterplanit të Tiranës. Ky masterplan, kaloi në Këshillin Bashkiak pa asnjë diskutim apo dëgjesë publike serioze, u bazua në të dhëna të gabuara, parashikime të paqarta për rritjen e popullsisë, dhe mbi privatizimin e plotë të një pjese të madhe të qytetit.

Pavarësisht se përbënte shkelje të kontratës së tij me qeverinë, Boeri doli në fushatë me masterplanin e tij, dhe tani po merr shpërblimin për të cilin ka pritur: dy projekte për dy godina të reja në Tiranë.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme