Vrasje e aksidente, 12 të vdekur në 4 ditë

Ditët e fundit 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e vrasjeve dhe aksidenteve nëpër rrugët e vendit.

10 gusht

 – Tetë persona nga familja zykaj u vranë me armë zjarri nga 24-vjeçari ritvan Zykaj Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës. Mes të vdekurve janë dhe dy fëmijë 14 dhe 16 vjeç.

 – Fatbardh Lici, 53-vjeç,u vra me armë zjarri në Shkodër.

8 gusht

 – Një djalë 29-vjeçar dhe një vajzë 7-vjeçare humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë pranë zonës së Institutit në Kamëz.

7 gusht

 – Një 48-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një mjet në fshatin Zharrëz të Roskovecit.