Agron Shehaj zbulon skenarin se si do të lirohet nga burgu Rexhep Rraja

Agron Shehaj zbulon skenarin se si do të lirohet nga burgu Rexhep Rraja

Sipas deputetit të PD-së Agron Shehaj, “burime të besueshme informojnë se mbi vajzën e dhunuar, me urdhër të Edi Ramës, hetuesit kanë bërë një raport duke e nxjerrë me probleme mendore, me haluçinacione, në mënyrë që dëshmia e saj të rrëzohet”.

Deputeti shprehet se ky skenar po bëhet për të mbyllur përfshirjen direkte të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Ballës në këtë ngjarje të rëndë.

Zoti Shehaj shkruan se:

Nuk u mjaftuan me fshehjen e krimit, as me faktin që e nxorrën në media për ta poshtëruar, por tani duan ta shkatërrojnë plotësisht duke e nxjerrë të çmendur.

Gjithashtu, deputeti demokrat i bënë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës së shoqërisë civile ditën e hënë, në orën 17.30, përballë Kryeministrisë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme