Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit

Një vit më parë, me qëllimin parësor të mbrojtjes së shtesës së ozonit u nënshkrua  Protokolli i Montrealit. Prokolli i Montrealit është një marrëveshje ndërkombëtare, e firmosur më 16 shtator 1987, me objektivin për të mbrojtur shtesën e ozonit nëpërmjet instrumentin të eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të lëndëve ozon-holluese.

Përvjetori i kësaj ditë të rëndësishme nënvizon thirrjen drejtuar shteteve të globit për të vijuar punën me mbrojtjen e shtesës së ozonit dhe klimës. Protokolli i Montrealit është përkufizuar nga Kofi Anan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, si marrëveshja ndërkombëtare më e suksesshme e realizuar deri më sot.

Rezultatet e deritanishme të Protokollit të Montrealit kanë sjellë si rezultat parësor reduktimin me gati 100 për qind të përdorimit të substancave ozon-holluese duke mundësuar një rekuperim të shtesës së ozonit dhe  rikthimit në nivelet e viteve 1980, me një sërë benefitesh  të matshme si evadimi i 2 milion rasteve të kancerit të lëkurës deri në vitin 2030, me pritshëmëri të një përftimi në terma ekonomikë deri në 2.2 trillion dollarë deri në vitin 2050, si rezultat i reduktimit të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor si dhe dëmet në agrikulturë .

Në mungesë të kësaj marrëveshjeve për mbrojtjen e ambientit dhe parashikimieve të saj, shtesa ozonit të stratosferës nuk do të kishte përmbushur funksionon e saj thelbësor, mbrojtjen e tokës nga rrezet e dëmshme UltraViolet, dhe si rrjedhojë  do të përkthehej në një rritje të sasisë së këtyre rrezeve, rrezatim i cili do të kishte efekte direkte në sistemin imunitar dhe kompromentimin e tij, si dhe dëmtime të pyjeve, agrikulturës dhe ujërave.

Në kuadër të amendimeve të Protokollit të Montrealit, në takimin e 28-të të Palëve të Protokollit te Montrealit (MOP28), i zhvilluar në 15 tetor 2016 në Kigali, Ruandë është vendosur miratimi i Amendamentit të Kigalit. Amendamenti i Kigalit  është vijimi i qasjes dhe zotimit ndërkombëtar për të frenuar ndyshimet klimatike, si dhe sanksionionon  detyrimin për të reduktuar përdorimin e gazrave të fluorinuar siç janë HFC,  të cilat janë kimikate me prejardhje antropogjenike dhe me potencial të lartë ndikimi në ngrohjen globale, pasi janë gaze serë, me potencial të ngrohjes globale.

Zbatimi i këtij amendamenti pritet të parandalojë ngrohjen deri në 0.5 ° Celsius deri në fund të shekullit, duke bërë kështu një kontribut pozitiv në arritjen e objektivave të marrëveshjes së Parisit.

Përmes Amandamentit të Kigalit, komuniteti i Protokollit të Montrealit, pjesë e të cilit ështe edhe Shqipëria  merr përsipër përgjegjësinë për HFC-të që kontribuojnë në qëllimet e qëndrueshmërisë, në përputhje me Agjendën 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme