Fatmir Xhafaj lufton krimin me deklarata propagandistike

Fatmir Xhafaj lufton krimin me deklarata propagandistike

Pavarësisht se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj çdo dy muaj i shpall luftë krimit të organizuar, vendi është kthyer në një arenë lufte ndërmjet bandave. Policia e ka të pamundur të kontrollojë bandat kriminale dhe deri më tani, nuk ka zbardhur asnjë nga vrasjet mafioze të kohëve të fundit. Qytetet si  Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Elbasani janë tërësisht nën kontrollin e krimit të organizuar. Por, qeveria e ka kufizuar luftën ndaj krimit të organizuar vetëm në disa deklarata propagandistike. Kështu që sa herë lufta ndërmjet bandave shkakton viktima të shumta, Ministri Xhafaj takon strukturat e policisë dhe i shpall luftë bandave.

Në dhjetor 2017, disa muaj pas ngjarjes, ende të pazbardhur, mes policisë së Elbasanit dhe fisit Çapja, Ministri Xhafaj deklaroi se:

“Çapajt nuk mund të simbolizojnë këtë qytet me vlera si Elbasani. Ata dhe të tjerë do të marrin ndëshkimin e merituar.”

Disa muaj më vonë, në prill 2018, Ministri Xhafaj sërish i shpalli luftë bandave, duke u shprehur se:

“Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktivitetin jashtë vendit.

Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t’i vënë para përgjegjësisë dhe ligjit.

Ata duhet ta kenë shumë të qartë që policia do t’jua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të përballet me drejtësinë.

Do ua nxijmë jetën! […] Kemi këtu [në Elbasan] dy tre grupe kriminale që i njohim shumë mirë e po punojmë për to për t’i dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale.”

Të njëjtën deklaratë bëri edhe dje, si përgjigje për krimet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur ditët e fundit në Shkodër.

Duke folur nga foltorja e kuvendit, Ministri Xhafaj tha se:

 “Ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv.

Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale.”

Njësoj si ish-ministri Tahiri, ashtu dhe Ministri Xhafaj bashkë me drejtuesit e lartë të policisë, refuzojnë të mbajnë përgjegjësi personale, pavarësisht  situatës së krijuar muajt e fundit në Shqipëri, me një seri krimesh të rënda e përplasje mes bandash, e cila ngre pikëpyetje të mëdha veçanërisht mbi punën e Ministrisë së Brendshme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme