France 24, Jo hidrocentraleve në Vjosë- Shpëtoni Zemrën Blu të Evropës

Rok Rozman, kampioni olimpik në disiplinën e kanotazhit ka vozitur në ujrat e lumit të Vjosës për të ndërgjegjësuar komunitetin evropian dhe qeverinë shqiptare mbi rrezikun që i kanoset lumit nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e dokumentarit të realizuar nga televizioni francez France 24 dhe organizata mjedisore shqiptare Ecotur Albania. Në dokumentar thuhet se:

Rreth 3 000 projekte të hidrocentraleve janë planifikuar për tu ndërtuar në gadishullin e Ballkanit, duke kërcënuar një nga ekosistemet të mbetura të paprekura në Evropë.

Ballkani është quajtur “Zemra Blu e Evropës”, sepse aty rrjedhin disa nga lumenjt më të egër të kontinentit. Nga kufiri greko-shqiptar deri në detin Adriatik, rrjedha e Lumit Vjosa ka shpejtësi prej 270 kilometrash.

Por, pavarësisht se më shumë se 30 mijë hidrocentrale janë ndërtuar në Evropë, Vjosa ende nuk është prekur—të paktë për tani.

Në rrjedhën e Vjosës, 8 hidrocentrale të mëdha pritet të ndërtohen, ndërsa 540 diga do të ndërtohen në të gjithë vendin. Digat do të ndërtohen duke shkaktuar një kosto të lartë për mjedisin dhe njeriu.

Ndërtimi i HEC-eve dhe digave në Vjosë do të shkaktojë mbulimin me uji të dy mijë hektarë tokë. Fshatrat në afërsi të Bregut të Lumit Vjosa do të përmbyten nga rezervuarët e digave. Këto dëme të shkaktuara nga HEC-et dhe Digat do të prekin jetën e banorëve të zonës, të cilët jetojnë me bujqësi, kryesisht në prodhimin e vajit të ullirt dhe grurit.

Por, qeveria është shprehur se ajo ka nëvojë për energjinë e çliruar nga ky hidrocentral dhe nuk tërhiqet nga planet e saj për ta ndërtuar.

Vendimi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë u këndërshtua nga qytetarët dhe Këshilli i Europës. Kështu:

Në vitin 2016  tre organizatat mjedisore EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur dhe 38 qytetarë aktivistë paditën qeverinë për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë, në dhjetor të 2016 në Gjykatën Administrative.

Më 2 maj 2017, Gjykata Administrative vendosi ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë duke pranur kështu padinë e tre organizata mjedisore.

Komisioni Europian ka shprehur vazhdimisht kundërshtinë e tij për ndërtimin e hidrocentraleve. Në Raportin e Progresit 2014, Komisioni i kërkoi qeverisë të rishikojë planet për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë, pasi ato do të dëmtonin një prej ekosistemeve të fundit të paprekur dhe natyrorë të mbetur në Evropë.

Parlamenti Europian (PE) i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, veçanërisht në parqet kombëtare.

PE-ja miratoi në prill të 2016, një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën flitet, ndër të tjera dhe për shkatërrimin e parqeve kombëtare nga hidrocentralet.

Por, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe Këshillit të Europës për të mos ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, Kryeministri Rama nuk u tërhoq nga ndërtimi i tyre. Në prill 2017 u shpallën fitues të tenderit për hidrocentralin e Poçemit dy kompani turke pa përvojë në fushën e energjisë dhe me kapacitete modeste.

Por pavarësisht shpalljes se kompanive fituese të tenderit deri më tani, çdo gjë rreth projektit është bërë nga qeveria në mënyrë jotransparente dhe arbitrare.

Kështu, ende nuk dihet nëse ekziston studimi i bëshmërisë së tij dhe cilat jane përfitimet dhe kostot sociale, mjedisore dhe ekonomike të projektit.

Nga ana tjetër, qeveria nuk ka zhvilluar asnjë konsultim me banorët dhe grupet e interesit, siç kërkohet nga ligji.

E vetmja gjë që dihet është se dëmet e shkatërrimit të luginës së Vjosës janë të dukshme,dhe është e vështirë të mendohet se cilat janë përfitimet e këtij projekti. Aq më tepër kur, me shumë, gjasa energjia që do të prodhohet prej tij mund të mos jetë e destinuar fare për tregun vendas dhe përfitimet në taksa nga hidrocentrali do të jenë praktikisht inekzistente për dhjetra vite.