Kolegji i Apelimit konfirmon vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Fatmir Hoxha

Kolegji i Apelimit konfirmon vendimin e KPK-së për shkarkimin e gjyqtarit Fatmir Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për të shkarkuar nga detyra ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha.

Vendimi i KPA-së ka formë të prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

Trupa gjykuese e KPA-së që mori në shqyrtim rastin e Zotit Hoxha përbëhej nga Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Zoti Hoxha u shkarkuar nga KPK më 10 maj, dhe më pas e e apeloi vendimin më 9 korrik.

Në vendimin e saj, KPK-ja vlerësonte se gjyqtari kushtetues nuk justifikonte me burime të besueshme rreth 1.7 milionë lekë të shpenzuara në vitin 2011, nuk kishte dokumentacion për një hua prej 28,500 euro nga kunati dhe nuk kishte deklaruar 330 mijë lekë në vitin 2003.

Fatmir Hoxha është i dytë gjyqtar për të cilin KPA-ja lë në fuqi vendimin e shkarkimit të KPK-së. Më parë dhe anëtari tjetër i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo apeloi vendimin për shkarkim të KPK-së, por KPA vendosi ta lërë në fuqi vendimin.

Lajme te ngjashme