Komisioneri Publik kërkon hetim të thelluar të pasurisë së gjyqtares Nertina Kosova

Komisioneri Publik kërkon hetim të thelluar të pasurisë së gjyqtares Nertina Kosova

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Nertina Kosova.

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë në 18 korrik, por sipas KP-së, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka kryer hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për pasurinë e familjarëve të gjyqtares.

KP i ka kërkuar KPA-së një hetim të ri të burimeve të pasurisë së gjyqtares Kosova, më saktësisht burimet e të ardhurave për blerjen e një apartamenti 120 metra katrorë në Tiranë, në vitin 2006.

Për blerjen e aparamentit, Zonja Kosova ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 5 milionë lekësh dhe ka përdurur 1 milionë lekë nga kursimet e saj, por në deklaratat e viteve të mëparshme, gjyqtarja nuk kishte deklaruar kursime.

Për të provuar kursimet, gjyqtarja tha se babai i saj kishte pasur 1,9 milionë lekë në llogari bankare, por KPK nuk ka hetuar më tej burimin e kursimeve të të atit të gjyqtares.

Po ashtu, Komisioneri Publik i ka kërkuar KPA-së hetim më të thellë për disa pasuri të tjera familjarëve të gjyqtares: një shume prej 22 350 dollarë, që vëllai i gjyqtares, në një trung familjar me të, ka ransferuar në një llogari bankare jashtë shtetit dhe një borxh prej 7 milionë lekësh, që i ati i Kosovës ka marrë.

Nertina Kosova është kandidate për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Më herët, Komisionerët Publikë kanë ankimuar dhe vendimet e KPK-së për konfirmimin në detyrë të anëtarit të Kushtetutes Bashkim Dedja, gjyqtares Alma Brati, gjyqtarit Edmond Islamaj, gjyqtarit Astrit Faqolli dhe prokurores Antoneta Sevdari.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme