Komisioni Evropian kërkon ndryshimin e ligjit të teatrit

Komisioni Evropian kërkon ndryshimin e ligjit të teatrit

Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshmë të Kryeministrisë Ëngjëll Agaci, Kryetari i Drejtorisë për Zgjerimin e BE-së për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, Michella Matuella i ka kërkuar qeverisë shqiptare të ndryshojë projekt-ligjin e “Teatrit Kombëtar”, dhe të heqë kompaninë e parazgjedhur Fusha shpk nga propozimi ligjor.

Shërbimet e Komisionit mirëpresin zotimin e autoriteteve shqiptare për të ndryshuar Ligjin Special me qëllimin për të prezantuar një thirrje të hapur për zbatimin e projektit të zhvillimit të teatrit, në mënyrë që çdo kompani private të mund të paraqesë një projekt propozim. Në të njëjtën kohë, shërbimet e Komisionit do të dëshironin të theksonin rëndësinë e përcaktimit të qartë, transparent dhe jo diskriminues të kritereve për përzgjedhjen ofertuesve të suksesshëm për zbatimin e Ligjit Special.

Kohët e fundit, socialistët propozuan shtyrjen për një kohë të pacaktuar të dekretit të Presidentit Meta, i cili nuk miratoi ligjin special të votuar në Kuvend vetëm me votat e shumicës socialiste.

Në këtë letër, Komisioni Evropian shprehet se ai “nuk ka kompetencën për të vlerësuar përputhjen e Ligjit Special me kuadrin ligjor ekzistues në Shqipëri”. Kjo deklaratë e Komisionit Evropian, minimalisht është ironike, sepse si pasojë e reformës në drejtësi të sponsorizuar nga Komisioni Evropian, vendi prej muajsh është pa Gjykatë Kushtetuese, e cila të mund të gjykojë këtë çështje.

Përveç se shkel legjislacionin e BE-së (EU acquis communautaire) për sigurimin e praktikave të drejta dhe të barabarta të konkurueshmërisë Ligji Special i propozuar nga Qeveria Rama dhunon të drejtat kushtetuese të Bashkisë së Tiranës, shmang ligjin mbi konsultimin me publikun, dhe praktikisht i jep falas tokën publike në mes të kryeqytetit një oligarku.

Ligji special përfshin shkatërrimin e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar, monument kulture, dhe rindërtimin e saj nga firma e arkitekturës Bjarke Ingels Group, një firmë daneze e njohur për të ashtuquajturat projekte “të përgjegjësisë sociale”.

Lajme te ngjashme