Komuniteti LibreOffice zhvillon konferencën vjetore në Tiranë

Komuniteti LibreOffice i të apasionuarve pas teknologjisë dhe zhvillimit të softwareve do të organizjë në Tiranë konferecën vjetore të radhës.

Konferenca do të zhvillohet në datat 25-28 shtator tek Ofiçina në Tiranë. Në këtë konferencë, entuziastë të teknologjive open source do të kenë mundësinë të ndjekin prezantimet dhe takimet e komunitetit duke patur një mundësi fantastike për tu njohur me anëtarë të LibreOffice që merren me zhvillimin, dizenjimin, lokalizimin, dokumentimin, dhe promovimin e paketës LibreOffice, si edhe për të mësuar të rejat më të fundit rreth zhvillimit të kësaj pakete.

Po ashtu, gjatë konferencës do të prezantohet dhe verisioni i ri LibreOffice 6.1 dhe do të shpjegohet eksperienca e përmirësuar online së bashku me përmirësimet e mëtejshme të komponentëve të programeve Ëriter dhe Calc.

Ky event organizohet në Tiranë nga anëtarë të Open Labs Hackerspace, një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 në Shqipëri me misionin për të fuqizuar teknologjitë e lira dhe me kod burimi të hapur si edhe kuturën e hapur

Për tu bashkuar në LibreOffice Conference 2018 mjafton regjistrimi në website-in zyrtar të konferencës:  https://conference.libreoffice.org/2018/registration/ .