KPK shkel afatet që parashikon Ligji i Vetingut

KPK shkel afatet që parashikon Ligji i Vetingut

Gjatë muajve të verës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK) nuk ka publikuar shumë prej vendimeve të tij të marra përpara pushimeve të gushtit. Sipas Ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Ligji për Vetingun), në nenin 55, pika 7, parashikohet se  “vendimi me shkrim u njoftohet subjekteve të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë 30 ditë pas përfundimit të seancës dëgjimore. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit”.

Kjo do të thotë se që nga sot, të gjitha vendimet e marra para 5 gushtit duhet të jenë publikuar në faqen zyrtare të KPK-së.

Por rreth 18 vendime janë ende të pabotuara. Si rezultat, edhe ankesat e mundshme nga Komisioneri Publik dhe magjistratët janë vonuar. Sipas nenit 63, pika 1 të ligjit, “vendimet e KPK-së mund të ankimohen në Kolegjin e Apelimit brenda 15 ditëve nga data e njoftimi të venidmit të Komisionit.”

Vonesat në publikimin e njoftimeve të KPK-së çojnë kështu në më shumë vonesa në ankimime dhe vonim të procesit të vetingut në tërësi.

Lajme te ngjashme