Ligji “i ndryshuar” i Teatrit Kombëtar, i bërë me porosi për kompaninë Fusha

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Ligji “i ndryshuar” i Teatrit Kombëtar, i bërë me porosi për kompaninë Fusha Projekti për Teatrin e ri Kombëtar dhe kullat rreth tij

Sot, shumica socialiste miratoi ligjin e “ndryshuar” special për Teatrin Kombëtar, pasi Presidenti Ilir Meta e ktheu ligjin në Parlament dhe Komisioni Evropian kritikoi përmbajtjen, e cila shkelte parimin e konkurrueshmërisë dhe barazisë para ligjit.

variantin fillestar të ligjit përfshihej ekskluzivisht kompania Fusha shpk si kompania që do të zhvillonte projektin për rizhvillimit e tokës publike rreth Teatrit Kombëtar. (Kompania Fusha shpk është një ndër kompanitë më të afërtat të qeverisë Rama dhe Bashkisë Tiranë. Ajo ka marrë kryesisht nëpërmjet kontratave të dyshimta rreth 43 milionë euro nga Bashkia e Tiranës).

dekretin e tij, Presidenti Meta sqaroi se Ligji Special kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare dhe, më e rëndësishmja, shkel decentralizimin e përcaktuar në Kushtetutë, i cili i jep Këshillit Bashkiak Tiranë autoritetin për të vendosur mbi pronën e vet (siç është toka e Teatrit Kombëtar). Pra, me anë të Ligjit Special, qeveria Rama anashkalon në mënyrë jokushtetuese dhe të qëllimtë Këshillin Bashkiak të Tiranës sepse nuk ka shumicën e votave.

Ndryshimet e reja në ligj u propozuan nga Ilir Beqja, anëtar i Komisioni parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, i cili vetë është implikuar në disa tendera korruptivë — ndryshimet e propozuar supozohet se reflektonin kritikat e Presidentit dhe Komisionit Evropian.

Siç shprehet komisioni parlamentar në fillim, versioni “i ndryshuar” i ligjit propozohet nën “kushtet aktuale kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale për të verifikuar pretendimet [e Presidentit], ose për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kushtetuese që shpallja e kësaj norme të posaçme ligjore mund të shkaktojë “.

Por, a zgjidh në të vërtetë ndonjë nga çështjet e theksuara nga Presidenti Meta, Ligji Special “i ndryshuar “, i miratuar nga Parlamenti?
Ndryshimi i parë është se kompania Fusha nuk përmendet më me emër, por tani quhet “palë private”.

Komisioni i Negociatave që duhej të negocionte me Fushën mbi kontratën, tani është shndërruar në Komisionin e Vlerësimit dhe Negocimit, i cili në fillim do të “vlerësojë” “propozimin për zhvillimin e zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar” pas një “thirrje të hapur” me kritere të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Vini re se ligji i ndryshuar ende nënkupton shkatërrimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar si mundësinë e vetme për “zhvillim” të zonës.

Në një përpjekje për të turbulluar më tej ujrat, për ndryshimet e bëra në ligj, është përdorur një gjuhë jo e drejt për drejtë si përshembull “Ndërtimi i godinës së Teatrit përfshin ndërtimin e një objekti […] duke garantuar rreth godinës së re të njëjtën sipërfaqe funksionale”. Por çfarë kanë dashur të thonë me hapësirën “funksionale” përrreth Teatrit Kombëtar? Pjesa e tokës që i përket teatrit, apo pjesa e tokës e zënë nga godina e Teatrit?

Pikëpyetja më e madhe që ngren “ndryshimi” i Ligjit Special është: Pse duhet të miratojmë një ligj kur e gjithë procedura ngjan me një procedurë normale të prokurimit publik? Pse ky projekt specifik ka nevojë për një komision special dhe një procedurë speciale?

Sepse, sigurisht, e gjithë çështja është se kjo nuk është një “tender i zakonshëm”. I tërë procesi i prokurimit do të kontrollohet dhe drejtohet nga kryeministri Rama, i cili përmes Këshillit të Ministrave ka të drejtë të caktojë “kriteret specifike” për thirrjen e hapur.

Çdo ankesë ndaj procedurës së tenderimit nuk do të kalojë përmes kanaleve ligjore dhe të zakonshme të vendosura nga ligji shqiptar i prokurimeve publike, por direkt nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka të drejtën e vetos mbi përzgjedhjen e kompanisë fituese. Dhe sigurisht që kompania do të jetë Fusha shpk.
Njësoj si në ligji special, Këshilli Bashkiak nuk do të ketë asnjë të drejtë fjale mbi këtë procedurë. Toka publike do të shpronësohet nga Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Kryebashkiakun Veliaj, dhe do t’i jepet e gjitha një kompanie të parazgjedhur.

Vini re se si ligji i ri special “kënaq” Komisionin Evropian. Qeveria tani mund të thotë se e gjithë procedura respekton parimin e barazisë përpara ligjit. Por në të njëjtën kohë, duke e ditur që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, qeveria ka dështuar në adresimin e çështjeve antikushtetuese të ngritura nga Presidenti Meta dhe nga shoqëria civile.

Qeveria Rama përfiton — hapur— nga mungesa e gjykatave më të larta për t’i dorëzuar pronën publike shokëve të tij. Dhe kjo është një krim.

6 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme