Parlamenti Evropian voton sot për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian do të votojë sot rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky votim shërben për të konfirmuar mandatin për fillimin e bisedimeve me shtetet anëtare të BE-së dhe Kosovës për liberalizimin e vizave.

Nga Parlamenti Evropian, bisedimet do t’i udhëheqë Tanja Fajon, raportuese për vizat e PE-së.

Pas marrjes së mandatit, grupet teknike të punës do të takohen më 17 shtator dhe do të vijojnë bisedimet. Pas këtij hapi do të nevojitet dhe votimi i Këshillit të Ministrave për të miratuar marrëveshja e plotë të liberalizimit të vizave. Të gjitha procedurat e nevojshme nëpër institucionet e BE-së do të zgjasin të paktën 6 muaj, megjithëse zhvillimi i zgjedhjeve të reja për institucionet e BE-së. parashikuar për në muajt e parë të 2019-ës mund ta zvarrisë më shumë procesin.