Pavarësisht fjalëve të përzgjedhura, BE ka hedhur poshtë ligjin e qeverisë për ndërtimin e teatrit

Përgjigjia e Komisionit Evropian për ligjin special të Teatrit ngre disa nga shqetësimet kryesore të ngritura edhe nga kundërshtuesit e këtij ligji. Komisioni ngren problemin e konkurueshmërisë dhe barazisë dhe i kërkon qeverisë të zbatojë këto dy parime bazë të zbatimit të ligjit. Ndërkohë, letra nuk e prek fare çështjen e kushteueshmërisë, e cila është edhe kriteri kryesor kundër ligjit.

Shqetësimet e ngritura në letrën e BE-së, janë shprehur edhe në prioritet e  caktuara nga Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri të mbajtur në Tiranë me 13 shkurt 2018 për qeverinë shqiptare.

Tashmë dihet se Ligji Special:

Propozon një metodë prokurimi dhe kontraktimi, e cila është krejtësisht e paparashikuar dhe e pambështetur ligjërisht.

Shkel ligjin për koncesionet dhe PPP-të, ashtu edhe ligji për prokurimet publike, por edhe një sërë ligjesh të tjera, përfshi ato që rregullojnë shitjen dhe tjetërsimin e pronave shtetërore, të cilat mundësojnë kontraktimin e rasteve të tilla.

Bie ndesh me Kushtetutën, pasi shkel parimin e decentralizimit dhe autonomisë së qeverisjes vendore, duke i rrëmbyer pushtetit vendor kompetencat kushtetuese.