Përpjekja e radhës e Ramës për të justifikuar prishjen e Teatrit Kombëtar

Përpjekja e radhës e Ramës për të justifikuar prishjen e Teatrit Kombëtar Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama, në një tentativë për të justifikuar prishjen e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e pronës publike privatit për ndërtimin e kullave, akuzoi sot Partinë Demokratike se ka dashur të privatizojë teatrin e Metropolit në vitin 2013. Duke folur në kuvend, Kryeministri Rama u shpreh:

“[Kam] një shkresë të Florion Mimës, ministër i Ekonomisë, që ia dërgon Lulzim Bashës, kryetar bashkie ku i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit, për llogari të deputetit Astrit Veliaj. Privatizim për të ndërtuar pallat me dyqane e dhoma gjumi.”

Këtyre akuzave, iu përgjigj direkt Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Më anë të një postimi në Twitter, Basha shprehet:

“Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema ’17 Nëntorin’, Kinema ‘Republikën’, kinema ‘Partizanin’, kinema ‘Ali Demin’, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate.”

Ndërkohë në kuvend vazhdojnë punimet me rendin e ditës. Më parë depuetët socialistë diskutuan për ligjin e ndryshuar të Teatrit Kombëtar, por nuk dihet ende nëse ligji do të votohet sot apo jo.

 

Lajme te ngjashme