Qeveria bën gati projektin për një tjetër landfill mbetjesh në Kaninë të Vlorës

Qeveria bën gati projektin për një tjetër landfill mbetjesh në Kaninë të Vlorës

Bashkia Vlorë dhe qeveria po planifikojnë ndërtimin e një landfilli të ri në fshatin Sherishtë në Kaninë.

Ky landfill parashikohet të mbledhë mbetjet e Sarandës, Delvinës, Finiqit, Himarës dhe Konispolit, dhe do të jetë landfilli i dytë më i madh në rajonin e jugut, pas atij në Bajkaj.

Megjithëse ende nuk ka shumë informacion të bërë publik, dihet se ky landfill do të financohet nga Bashkia Vlorë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe banka gjermane KfW.

Ndërtimi i këtij landfilli të ri do të bëjë të mundur mbylljen e dy vend-grumbullimeve të mbetjeve në Vlorë dhe Orikum.

“Këto vend-depozitime do të mbyllen dhe do të rehabilitohen në kuadër të ndërtimit të këtij landfilli të ri. Bazuar në studimin e fizibilitetit të kryer për këtë projekt është zgjedhur si zona më e përshtatshme për zhvillimin e tij, zona në lindje të qytetit të Vlorës, në afërsi të fshatit Sherishtë njësia administrative Kaninë.

Landfilli përfshin disa facilitete si për trajtimin e mbetjeve të cilat do të merren në konsideratë gjatë hartimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis. Për një menaxhim sa më të mirë të kullimit në landfill, ky i fundit do të mbushet me tre faza. Landfilli është projektuar për një periudhë prej 20 vjetësh”, sqarohet në dokumentet e projektit.

Me ndërtimin e këtij landfilli, shkon në katër numri i landfilleve të mbetjeve që Qeveria Rama ka nisur në këto dy vitet e fundit. Për më shumë lidhur me industrinë e grumbullimit të mbetjeve dhe hapjen e landfilleve dhe ndërtimin e inceneratorëve mund të lexoni këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme