Shumica socialiste miraton me 75 vota ligjin e Teatrit Kombëtar

Shumica socialiste miraton me 75 vota ligjin e Teatrit Kombëtar

Ligji “i ndryshuar” i Teatrit Kombëtar u miratua sot në Kuvend me 75 vota të deputetëve të shumicës socialiste, teksa opozita e ka bojkotuar seancën.

Votimi u zhvillua pas fjalimeve të deputetëve socialistë në mbrojtje të ndryshimeve të miratuara në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit, dy ditë më parë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Miratimi i këtij ligji i hap rrugë prishjes së teatrit Kombëtar dhe hapjes së garës fiktive për të gjetur kompaninë që do të rizhvillojë zonën e Teatrit Kombëtar, që përfshin ndërtimin e një godine të re për teatrin dhe ndërtimi e disa kullave për interes të kompanisë private.

Ky ligj është kundërshtuar nga qytetarë e artistë, që për më shumë se 4 muaj kanë protestuar kundër shembjes së teatrit dhe grabitjes së pronës publike.

Ligji “i ndryshuar” nuk reflekton kërkesat e Presidentit Meta dhe Komisionit Evropian që lidhen me shkeljen e Kushtetutës, parimit të decentralizimit të pushtetit lokal dhe parimin e barazisë dhe konkurrueshmërisë.

Më shumë për shkeljet dhe “ndryshimet” e ligjit të sapomiratuar me ligjin special të mëparshëm  mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme