Nga Marlin Muça
Terri informativ sjell fundin e propagandës

Mëngjesi i sotëm i gjeti shqiptarët si cdo ditë tjetër. Ata u zgjuan, u lanë, u veshën dhe u bënë gati për një ditë të re e plot impenjime. Kafja na gjen të gjithë pëpara televizorit, teksa gratë shtëpiake apo ata që janë të papunë presin me padurim emisionet e mëngjesit. Papritmas ata kujtojnë se dita e stome ishte fundi i raportit të tyre normal me televizionin. Televizori që dikur shihej si luks e që më pas u kthye në normalitet, kësaj rradhe ra pre e (R) evolucionit teknologjik që i dërgoi në koshin e plehrave të historisë. Sot shqiptarët u zgjuan pa ditur se marrëdhënia e tyre me të vërtetën do të ndryshonte përgjithnjë.

Nuk ështe tabu të pohosh se televzionet shqiptare kanë vite që gjallojnë përmes një gare të shtrembërimit të realitetit. Pluralizmi mediatik u shndërrua në një fasadë të shëmtuar prej nga establishmenti politik rrekej të krijonte idenë e një lirie të medias. Por liria e mediave ra poshtë kur linjat e tyre editoriale filluan të lindnin jo më në redaksitë respektive por në bodrumet e errëta të politikës.
Për hir të së vërtetetës, media dhe gazetaria vdiqën shumë kohë para mëngjesit të sotëm, të paktën për atë ç’ka njihet si misioni klasik i tyre: Transmetimi i së vërtetës.

Gjithsesi, privimi nga televizioni mund të sjellë diçka të mirë. Më në fund edhe ajo shtresë e shoqërisë që informohej përmes televzizionit dhe rrjedhimisht binte pre e propagandës, ka mundësinë që të gjeje mjete alternative informimi, larg zhurmuesve dhe kronikave që shtrembërojnë të vërtetën.

Muajt në vijim, priten të jenë muaj të artë për ata që menaxhojnë dhe punojnë në portale mediatike. Të avantazhuar nga nga koherenca teknologjike , ata do të përfitojnë një numër të madh njerëzish që gjer dje vareshin nga mediat klasike për t´u argëtuar apo për të kuptuar diçka më shumë rreth vendit ku jetonin. Por cfarë do të thotë kjo për të vërtetën dhe luftën e medias në qëmtimin e saj?

Bota online është e pafundme dhe si e tillë imune ndaj kontrollit politik të lajmit. Në rrjetet sociale gjen disa dhjetra portale që mbrojnë qeverinë por janë disa qindra të tjera në anën e opozitës apo të së vërtetës që punojnë parreshtur për t´i nxjerrë në dritë padrejtësitë e kësja qeverisjeje. Skandalet më të mëdha kanë qënë shpeshsherë produkt i veprimtareisë hulumtuese të gazetarisë online, jehona dhe rëndësia e të cilave tejkaloi dhe kufijtë e mediave mainstream, sigurisht për aq hapësirë sa e vërteta zë brenda televizioneve.

Tani e tutje, numri i atyre që do të informohen pa censurë do të kthehet në një kokëcarje të madhe për makinerinë socialiste të PR. Një shoqëri me e informuar rreth asaj cfarë ndodh pas kurrizit të saj, eventualisht përkthehet në një shoqëri më të ndërgjegjshme në raportin me pushtetin.

Përpjekja për të mbajtur të painformuar të pamundurit për të blerë një dekoder i kthehet në boomerang atyre që përgatitën një plan kaq ogurzi. Mosinformimi mbetet zgjidhja e duhur në kushtet kur propaganda është ajo që filtron lajmin e përcjelle drejt publikut. Vakumi që lë mungesa e informimit nuk mund te mbushet veçse me reagim e revoltë.