Tre të vrarë dhe dy të plagosur në 24 orë

Tre të vrarë dhe dy të plagosur, ky është bilanci i 24 orëve të fundit. Një prej rasteve lidhet drejtëpërsëdrejti me bandat e trafikut të kanabisit, pasi viktima ishte informator i policisë për parcelat me kanabis në Memaliaj.

Alket Muhaj, 43 vjeç, u vra me armë zjarri në Memaliaj. Sipas burimeve jo zyrtare, Muho informonte strukturat në Tiranë në lidhje me parcelat me kanabis në zonë, pasi nuk gjente më mbështetjen e policisë lokale të Tepelenës.

Indrit Pepa, 27 vjeç, u vra me armë zjarri në periferi të Mamurrasit.

Adriel Sala, 14 vjeç, humbi jetës pas një konflikti me thika që ka pasur me bashkëmoshatarin e tij A.Xh., 15 vjeç, në Fushë Mamurras

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin B.H që ndodhej në makinën e tij, në fshatin Bilaj, Krujë. B.H shpëtoi pa u plagosur.

Martin Doda, 34 vjeç, u plagos me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës. Rreth orës 13:30, Doda u qëllua me pistoletë nga dy persona që i kishin bërë pritë.

Ngjarjet e ditëve të fundit i shtohen valës së krimit që ka pushtuar qytetin e Shkodrës ku pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë rrëmbyer vetëm gjatë javëve të fundit, duke e kthyer qytetin në një prej vatrave më të egra të krimit. Për të gjitha rastet, policia ende nuk ka pista të qarta hetimi e të arrestuar.