Dekreti i Presidentit për Teatrin Kombëtar rikthehet në kuvend

Dekreti i Presidentit për Teatrin Kombëtar rikthehet në kuvend

Dekreti i presidentit Meta për ligjin special për Teatrin Kombëtar është rikthyer për herë të dytë në kuvend. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit GRamoz Ruçi sot gjatë seancës plenare.

Sipas rregullores së Kuvendit, pritet që dekreti të diskutohet sërish në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, por deri më tani nuk dihet nëse diskutimi i dekretit është futur në axhendën e komisionit.

Pas diskutimit në komision, nëse do të ketë një të tillë, ligji duhet të kalojë për votim në Kuvend dhe miratohet me 71 vota.

Më 11 tetor, presidenti Meta nuk dekretoi për herë të dytë ligjin ‘e ndryshuar’ të Teatrit, – më herët, më 27 korrik, Meta nuk dekretoi ligjin e parë të Teatrit.

Në dekretin e 27 korrikut, Presidenti renditi nëntë shkelje mes të cilave më kryesoret ishin se ligji bie ndesh me Kushtetutën, konventat evropiane, parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) për konkurrueshmërinë dhe parimet e ndarjes së pushteteve.

Ligji u kthye për diskutim në komision, ku dhe iu bënë disa ndryshime jo thelbësore, dhe më 20 shtator, shumica socialiste miratoi sërish në kuvend ligjin e ‘ndryshuar’.

Presidenti Meta nuk i miratoi ndryshimet e bëra nga shumica socialiste duke sqaruar se shumica socialiste nuk ka zgjidhur asnjë prej shkeljeve të Kushtetutës dhe parimeve demokratike që presidenti ngriti në korrik, kur nuk e dekretoi ligjin për herë të parë.

Nga nëntë shkelje që Presidenti Meta nxorri në pah nga ligji i parë për Teatrin, shumica socialiste është përpjekur që të plotësojë vetëm një prej tyre, që kishte të bënte me trajtimin preferencial dhe jo të barabartë të një subjekti privat, por sërish edhe me ligjin e ri kjo çështje nuk është zgjidhur.

Lajme te ngjashme