Nga Alice Elizabeth Taylor
Gazsjellësi Trans Adriatik – nga kontradiktat tek arkeologjia

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, emri “Gazsjellësi Trans Adriatik” u krijua nga grupi zviceran i energjisë, EGL Group, tani i njohur dhe si Axpo. Tani në 2018-ën, gazsjellësi është në fazat e fundit dhe deri në vitin 2020, dërgesat e para të gazit nga Azerbajxhani duhet të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Por ky nuk ka qenë një proces i lehtë pasi projekti është sulmuar me akuza për grabitje të tokës, korrupsion, kompensim jo të drejtë, madje edhe dëbim me forcë të pronarëve të tokave që nuk dëshironin të ndryshonin vendin ku jetonin. Por, meqë gazsjellësi i diskutueshëm çau rrugën nëpër fshatrat e Shqipërisë, arkeologët u shpërblyen me një mori sitesh arkeologjike ku mund të deportonin në vendbanimet e hershme të datuara që në 5 mijë vjet Para Krishtit.

Duke filluar nga kufiri i Turqisë dhe Greqisë në “Kipo”, gazsjellësi lidhet me gazsjellësin Trans Anatolian dhe vazhdon në të gjithë Greqinë Veriore. Pastaj hyn në Shqipëri dhe udhëton për 215 kilometra përmes Korçës, Beratit dhe Lushnjës, përpara se të kalojë në qytetin e Fierit. Nga aty vazhdon edhe më tej përmes Adriatikut, përpara se të lidhet me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë Jugore.

Kontradiktat e TAP-it

Gjatë gjithë projektit, polemikat nuk kanë munguar. Në Itali, ndërtimi i gazsjellësit u përball me rezistencë nga ambientalistët për shkak se do të kërkonte shkuljen e ullishteve shekullore, si dhe për faktin se gazsjellësi do të kalonte shumë pranë plazhit të San Foçës, një destinacion popullor turistik. Ministri i ri për mjedisin, Sergio Costa madje shkoi aq larg sa ta quante projektin “e pakuptimtë”, ndërsa mijëra banorë të atyre zonave dolën në rrugë për të protestuar kundër projektit.

Në Greqi, pronarët e tokave e kundërshtuan projektin për shkak se tubacioni duhej të kalonte nëpër toka bujqësore shumë pjellore në verilindje të vendit. Shumë fermerë grekë, që u gjenden përballë një projekti që kishte filluar të zbatohej pa bërë më parë konsultime, “u ushqyen” me pasion dhe dëshpërim. Themis Kalpakidis, një fermer nga Kavala në Greqi tha:

“Nëse kompania dëshiron që tubacioni të kalojë nëpër tokën tonë, së pari duhet të kalojë mbi trupat tanë.”

Situata në Shqipëri nuk ishte shumë më e mirë. U raportua se familjeve shqiptare u ishte thënë të heqin dorë nga toka dhe prona e tyre pa dëmshpërblim të mjaftueshëm dhe disa madje kërcënoheshin me shpronësim nga qeverisë nëse nuk respektonin urdhërin. Disa familje shqiptare paraqitën ankesa pranë Bankës Evropiane të Investimeve mbi shumën e kompensimit që ata kishin marrë për të “çrrënjosur” jetët e tyre dhe për t’i hapur rrugë gazsjellësit.

Pavarësisht makinës së propagandës së TAP që punonte pa pushim, 80 komunitetet e prekura nga projekti mbetën të shtangura. Jo vetëm që shuma e parave që u ofroheshin këtyre njerëzve nuk ishte aspak e mjaftueshme, por gjatë dëmshpërblimit nuk po merrej parasysh të ardhurat që ato familje që vareshin ekonomikisht nga toka, do të humbnin në të ardhmen. Tani, kur projekti është në përfundim, nuk është dëgjuar shumë nga këto familje, jetët e të cilëve kanë ndryshuar rrënjësisht, por ka të paktën një lajm i mirë që vjen nga TAP.

Megjithë hedhjen e mbeturinave në qindra kilometra tokë, duket sikur projekti TAP i ka dhënë një shtytje të papritur eksplorimit arkeologjik shqiptar. Gjatë dy viteve të fundit, një sërë vendesh të lashta dhe të pasura janë zbuluar gjatë gërmimeve të TAP. Këto përfshijnë vendbanimet neolitike nga disa prej fermerëve më të hershëm të Evropës, si dhe vendbanime bizantine, romake dhe osmane.

Vendbanimi në Turan

Një vendbanim i tillë në Turan, në periferi të Korçës, u gjet dhe kishte një nga vendet e varrezave më të vjetra të njohura, me varre që datojnë që në shekullin e 7 para Krishtit. Brenda varreve u zbuluan artefakte si unaza, vathë, rrathë, monedha ari, qeramikë dhe rruaza të bëra nga qelibar dhe xham, si dhe doreza prej druri dhe veshje të punuar me fije argjendi. Ky zbulim e ka bërë Turanin vendibanimin më të rëndësishëm nga 30 vendebanimet e gjetura që prej fillimit të projektit.

Iris Pojani, arkeologia udhëheqëse në grykën Turan e përshkroi gjetjen si “qershinë mbi tortë” dhe Monitoruesi i Trashëgimisë Kulturore pranë TAP, Arber Kadia deklaroi se projekti “do të lërë diçka që nuk është thjesht një kalim momental i gazit por trashëgimi kulturore ku njerëzit do të kalojnë. ”

Ashtu si për thesaret dhe stolitë e gjetura në më shumë se 1000 varret në Turan, Lorenc Bejko, këshilltari i trashëgimisë kulturore për TAP, ishte i kënaqur të vinte në dukje zbulimin e një strukturë e Neolitit të Mesëm me përmasa prej 7×3 metrash – një madhësi jashtëzakonisht e madhe krahasuar me standardet e kohës .

“Zakonisht kasollet neolitike janë shumë të vogla dhe e gjithë familja jetonte në një hapësirë ​​shumë të kufizuar,” thotë ai. “Nuk e dimë pse kjo është shumë më e madhe. Ishte ndoshta një lloj ndërtese qendrore “.

Gëzimi i mëtejshëm u nxit dhe nga zbulimi i një skeleti të Neolitit, të ruajtur mire, një nga vetëm katër që gjenden në Shqipëri. 120 skelete të tjerë u gjetën në vendbanim, të paketuara vetëm disa centimetra larg, por ndërsa atyre ende nuk I është vendosur data, dyshohet se ato i përkasin viteve 1600 ose 1700.

Me përfundimin e gërmimeve, shpresohet se zbulimet do të ndihmojnë arkeologët dhe historianët për një depërtim më të thellë në historinë e zonës dhe pse njerëzit vendosën të qëndronin atje. Me shumë artefakte dhe shënime historike të shkatërruara gjatë sundimit otoman dhe diktaturës komuniste pasuese, çdo zbulim i tillë shkakton shumë gëzim mes ekspertëve në Shqipëri.

“Sfida kryesore me të cilën ballafaqohemi tani është mbajtja e një ekuilibri midis zhvillimit ekonomik dhe shkencës”, thotë Pojani, ndërsa flet për nevojën për përparim, por jo në kurriz të historisë dhe kulturës.

Vendbanimi në Peshtan

Një tjetër zbulim i rëndësishëm i bërë gjatë gërmimeve të TAP përfshin një vendbanim kompleks pranë Peshtanit që ishte i banuar midis periudhave bizantine dhe asaj të vonshme osmane, që përbëhej nga një rrugë guri që lidh vilat, një banjë turke dhe një kishë të krishterë të shekullit të 6-të. Rrënojat e një kishe u zbuluan fillimisht në fund të një kodre, por ndërsa ekipi u ngjit në shpat, ata zbuluan një sërë strukturash 1500 vjeçare, duke treguar një histori komplekse të shumë banorëve të ndryshëm.

Përderisa kurrë nuk do të mund të dihet se sa jetë njerëzish njerëz janë ndikuar negativisht nga projekti TAP dhe mbetet të shihet se çfarë përfitimesh do t’i sjellë tubacioni banorëve të zonave ku kalon, sigurisht që këto vite kanë qenë një kohë e mirë për arkeologjinë. Në një vend me rreth 100 arkeologë, ku shpenzimet për gërmimet janë shumë të ulëta, publiciteti dhe investimet e nxitura nga zbulimet e TAP mund të jenë vetëm pozitive. Zbulimi i vendeve dhe objekteve të tilla historike nuk mund të shërojë dëmin e shkaktuar ndaj komuniteteve përgjatë rrugës së TAP, por ndoshta zbulime të tilla mund të ndihmojnë ndjenjat e krenarisë në nivelet më të larta të pushtetit dhe shoqërisë në tërësi.

Në një vend që ndërton pa ndërprerje mbi rrënojat romake dhe dëshiron të shkatërrojë një nga vendet më të vjetra kulturore të kryeqytetit të saj, ndoshta këto zbulime që kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mund të ndihmojnë për të kujtuar rëndësinë e ruajtjes të së kaluarës.