Greqia do të zgjerojë sovranitetin territorial detar në 22 kilometra nga bregdeti i saj

Greqia po përgatitet të zgjerojë në mënyrë të njëanshme kufirin e saj detar me 12 milje detare, afërshisht 22 kilometra, nga bregdeti përgjatë gjithë kufirit të saj perëndimor. Ky vendimi u bë i ditur nga ish-Ministri i Jashtëm Nikos Koxias, në fjalën e fundit që ai mbajti dy ditë më parë para dorëzimit të detyrës.

Koxias u shpreh se dekretet presidenciale për këtë zgjerim janë përgatitur dhe do të firmosen në javët e ardhshme.

Sipas tij, Greqia do të shtrijë sovranitetin e saj në det nga ajktualisht në hapësirën 6 milje detare (11 kilometra) distancë nga brigjet e saj në hapësirën detare deri në 22 kilometra larg brigjeve. Zgjerimi do të bëhet gjate gjithë kufirit perëndimor detar të Greqisë, duke filluar nga pjesa më e largët veriperëndimore në kompleksion e Ishujve Diapontia, në veri të Korfuzit, deri në ishujt në veri të Kretës. Ky zgjerim prek edhe kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Koxias e quajit këtë vendim “një zgjerim të rëndësishëm politik të sovranitetit të vendit të tij”.

Ky vendim, i cili prek direkt apo indirekt rregullimin e tanishëm të hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqise, duket se është diskutuar me palën shqiptare. Muaj më parë, Koxias pohoi për mediat greke se marrëveshja që po negociohej me Shqipërinë do të përfshinte zgjerimin e hapësirës ujore terrotoriale greke në 12 milje nautike (22 km) distancë nga bregdeti grek. Edhe pse këto pohime të Koxias bënë jehonë në shtypin shqiptar, qeveria shqiptare nuk i përgënjeshtroi asnjëherë.