IKMT prish 16 ndërtesa tek Syri i Kaltër

Inspektoriari Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e 16 ndërtesave në pikën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë.

Sipas IKMT-së, këto ndërtesa, kryesisht një ose dy-katëshe me strukturë druri dhe funksion shërbimi, janë ndërtuar pa leje.

Pothuaj të gjithë ndërtesat që do të prishen janë ndërtuar para më shumë se 10 viteve. IKMT sqaron se ka lajmëruar pronarët për prishjen e ndërtesave, një ditë më parë.

Megjithëse pronarët kanë shprehur pakënaqësi për këtë vendim dhe për lajmërimin e vonë, shumë prej tyre kanë nisur çmontimin dhe zbrasjen e pronave të tyre.