Këshilli i Evropës do të votojë nesër gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Strasburg

Këshilli i Evropës do të votojë nesër gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Strasburg GJykata e Strasburgut

Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës pritet të votojë nesër gjykatësin shqiptarë, i cili do të shërbejë pranë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg (EGJDNJ).

Javën e kaluar, Komiteti i Përzgjedhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Evropiane të Starsburgut propozoi Darian Pavlin, i cili nuk ka asnjë eksperiencë të mëparshme si gjykatës, për të zëvendësuar gjykatësin Ledi Bianku, të cilit i ka mbaruar mandati.

Gjyqtari i ri do të përballet shpejt me çështje të rëndësishme, përfshirë padinë e bërë nga Prokurorët Gashi dhe Gina kundër vendimit të Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku për pezullimin nga detyra. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut në lidhje me këtë çështje do të ndikojë direkt në të gjithë reformën në drejtësi.

Duke qënë se Pavli ka punuar pranë Misionit të shumë diskutuar të BE-së, Euralius, si këshilltar për Reformën në Drejtësi, gjykimi i tij mbi këtë çështje ka konflikt interesi. Ndaj, ai duhet të tërhiqet nga gjykimi i kësaj çështje nëse zgjidhet gjyqtar.

Lajme te ngjashme