Link Akademi, kurse falas për të rinjtë në fushën e IT-së

Më 12 nëntor, të gjithë të rinjtë që duan të punojnë në fushën e IT-së dhe marketingut online mund të regjistrohen falas në kurset e ofruara nga akademia digjitale “Link Academy”.

Kjo akademi është themeluar nga deputeti demokrat Agron Shehaj. Sipas, zotit Shehaj “Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS. Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjital“.

Gjithashtu, Zoti Shehaj shprehet se ofrimi i kurseve falas është “një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika”.