Lulzim Basha: Teatri do të jetë vija e kuqe për ne

“Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne.”

Kështu iu përgjigj sot Kryetari i PD-së Lulzim Basha vendimit të qeverisë për të miratuar ligjin, që i hap rrugë shembjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në zonën përreth tij. Ai shtoi se:

“PD dhe unë e konsideroj këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë sesi shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës”.

“Përballë nuk kanë vetëm opozitën por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve”, vazhdoi Kryetari i opozitës.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese rrëzoi sot, vetëm me votat e shumicës socialiste, dekretin e presidentit Meta për ligjin e teatrit. Kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi tha se çështja për dekretin e Presidentit ështe e njohur dhe se do të kalohet për votim në seancën plenare të ditës së sotme.