OSBE kundërshton Ramën për regjistrimin e portaleve: Nuk ka bazë ligjore, cenohet liria e medias

OSBE kundërshton Ramën për regjistrimin e portaleve: Nuk ka bazë ligjore, cenohet liria e medias

“Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre. Kjo gjë mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias.”

Kjo ishte deklarata e përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir në përgjigje të nismës së qeverisë Rama dhe AKEP për të detyruar çdo portal online të regjistrohet si biznes.

Në një letër drejtuar sot Kryeministrit Edi Rama, Zoti Désir shkruan:

“Kjo praktikë [regjistrimi i detyrueshëm] kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online.

Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe internet.”

Përfaqësuesi i OSBE-së i kërkoi qeverisë informacion mbi bazën ligjore që detyron faqet online të regjistrohen si biznese, të publikojnë NIPT-in ose përndryshe rrezikojnë mbylljen.

Zoti Harlem Désir i ofroi kryeministrit Rama asistencë ligjore teksa i rikujtoi se rregullimet ligjore që mund të bëhen në këtë drejtim duhet të jenë të koordinuara me rekomandimet e OSBE-ODIHR për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Komentet:

    Lajme te ngjashme