Pas OSBE, dhe Reporterët pa Kufij kundërshtojnë Ramën për regjistrimin e portaleve

Pas OSBE, dhe Reporterët pa Kufij kundërshtojnë Ramën për regjistrimin e portaleve Kryeministri Edi Rama

Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” (RSF) kundërshtoi nismën e Kryeministrit Rama për të detyruar portalet online të regjistrohen si biznese.

Me anë të një reagimi në Twitter, RSF shkruan se kjo nismë e qeverisë kërcënon lirinë e :

“RSF dënon vendimin e qeverisë shqiptare që detyron disa portale online, të regjistrohen zyrtarisht ose brenda tri ditëve do të mbyllen.

Mesa duket kjo synon të dënojë shpifjet online, por kjo nismë e kryeministrit Edi Rama kërcënon lirinë e shtypit dhe faqet e pavarura, që shpesh publikojnë investigime që mbulojnë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar.”

Një ditë më parë, nismën e qeverisë Rama dhe AKEP për të detyruar çdo portal online të regjistrohet si biznes e dënoi dhe OSBE-ja. Përfaqësuesi i saj për Lirinë e Medias, Harlem Désir tha se “shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online, pasi ka efekt shumë negativ në lirinë e medias.”

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median, Albana Vokshi, po ashtu, i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) pezullimin e urdhërit të 15 tetorit, ku kërkohej regjistrimi i portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimi i NIPT-it në faqet e tyre, për dy motive:

–Urdhëri është në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji këtij institucioni për komunikimet elektronike;
–Urdhëri është në shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Lajme te ngjashme