Si i përdori Edi Rama gratë për të mbrojtur dhunuesin e grave?

Si i përdori Edi Rama gratë për të mbrojtur dhunuesin e grave? Anila Trimi, Aida Hajnaj, Romina Kuko

Për të mbrojtur dhunuesin Rexhep Rraja dhe deputetët socialistë Taulant Balla e Rrahman Rraja, dhe Kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi, Kryeministri Rama ka përdorur gjatë këtyre ditëve, vetëm drejtueset gra të disa prej institucioneve.

Në një plan të mirëmenduar, në vend që të dalin në deklarata për shtyp Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Ministri i Brendshëm, Edi Rama ka vendosur të nxjerrë përfaqësueset femra të këtyre institucioneve. Veprimi i tij është keqpërdorim i grave, drejtueseve femrave për interes të propagandës qeveritare.

Kështu, pas intervistës së Oficerit Emiljano Nuhu, ku u bë publike ngjarja se si numri dy i PS-së Taulant Balla, deputeti i PS-së Rrahman Rraja, Kryebashkiaku socialist i Krujës Artur Bushi kërcënuan punonjësit e shtetit për të mbrojtur një dhunues, Edi Rama vendosi që personi i parë që të dilte në mbrojtje të tyre, edhe pse pas dy ditësh heshtje, të ishte një femër:

Anila Trimi, Drejtoresha e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Brendshme, e cila më 28 shtator, gjatë një dalje zyrtarte, deklaroi se “një grup hetimor i shërbimit ka hetuar dosjen hetimore të Xhisiela Malokut dhe një sërë dokumentash dhe provash të tjera. Pas hetimit, SHÇBA ka arritur në përfundimin se Emiljano Nuhu ka kryer shkelje ligjore dhe administrative përfshi nxjerrje të sekretit hetimor, braktisje të detyrës dhe kalimin e paligjshëm të kufirit.”

Ky deklarim i Trimit e bën atë përgjegjëse penalisht pasi askush nuk mund të ketë akses në dosje hetimore dhe nëse ajo ka patur kjo ka ndodhur në shkelje të ligjit.

Ajo deklaroi se nga pamjet filmike të marra në komisariatin e Krujës, personat e përmendur si “Taulant Balla, Artur Bushi, Rrahman Rraja, Xhelal Rraja nuk kanë qënë të pranishëm në komisariat”.

Propaganda e Ramës vijoi me zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, e cila po më 28 shtator, njoftoi se kishte nisur një hetim administrativ ndaj dy policëve Nuhu dhe Çitozi. Pas hetimit u zbulua se të dy policët kishin kryer shkelje të procedurës së hetimit. Njësoj si Drejtoresha, Anila Trimi, edhe Zonja Hajnaj tha se “Asnjë nga personat e pretenduar nuk ka qenë në komisariat”.

Zonja Hajnaj fajësoi prokurorinë dhe gjykatën:

“Çdo masë sigurie, ndalimi ose arrestimi i tij, që pretendohet se mund të merrej ndaj shtetasit R.Rraja nuk janë kompetencë e Policisë së Shtetit. Ligji ju a njeh këto të drejta vetëm prokurorit dhe Gjykatës”.

Zonja Hajnaj fajësoi Xhisiela Malokun për mosveprimin e policisë:

“Situatat e krijuara nga tërheqja e denoncimit të shtetases, nuk i kanë dhënë policisë mundësi ligjore për të ofruar urdhërin e mbrojtjes”.

Dhe në fund, radhën që të mbronte dhunuesin, djalin e deputetit Rraja, e kishte Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko. Kjo e fundit, më 29 shtator sqaroi qytetarët se policia ka vepruar sipas procedurave ligjore:

“Jemi sot këtu për të ritheksuar dhe garantuar edhe njëherë në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë shqiptare se parimi themelor i punës sonë është se askush nuk është mbi ligjin.

Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të Xhesila Malokut, rezulton qartazi se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme