Turqia i kërkon Shqipërisë ‘mike’ të mbyllë shkollat e FETO-s Ministri i Jashtëm turk Mevlűt Çavușoğlű

“E kemi thënë se FETO është qartazi shumë i fuqishëm në Shqipëri dhe na njëfarë ndikimi në politikë. U kemi shpejguar se FETO përbën kërcënim, rrezik jo vetëm për ne, por dhe për to, dhe shfaq rreziqe të mëdha dhe për të ardhmen.”

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm turk Mevlűt Çavușoğlű gjatë një inverviste për median Anadolu Agency.

Ministri turk ripërsëriti kërkesën e bërë dhe disa ditë më parë gjatë vizitës në Shqipëri:

Duhet të mbyllen shkollat e institucionet e drejtuara nga FETO dhe të ekstradohen elementët e tij në Turqi sepse ato përbëjnë rrezik për vendin.

Në Turqi, organizata FETO etiketohet si organizatë terroriste dhe drejtuesi i saj Fetullah Gylen, akuzohet si organizator i grushtit të shtetit në korrik, 2016, që synonte të rrëzonte nga pushteti presidentin Erdogan.

Që prej korrikut 2016, Gylen është shpallur në kërkim dhe të gjithë institucioneve të drejtuara prej tij në gjithë botën i është shpallur luftë.

Presidenti Erdogan pret nga Shqipëria, të cilin ai e quan vend ‘mik’, që t’i përgjigjet thirrjes së saj dhe të mbyllë shkollat e insitucionet e tjera të drejtuara nga FETO.

Kryeministri Rama dhe qeveria shqiptare ishte ndër të parat që u solidarizua me Presidentin Erdogan dhe Turqinë pas grushtit të shtetit në korrik 2016.

Në nëntor 2016, Ministria e Arsimit e Shqipërisë miratoi kërkesën e Ambasadës turke për ndalimin e përdorimit të emërtimeve dhe simboleve turke në institucionet arsimore jopublike në Shqipëri.  Kërkesa e ambasadës kishte në shënjestër rrjetin e kolegjeve turke në Shqipëri të cilat janë nën pronësinë e organizatës FETO.

Ndërsa pak muaj më parë, Kryeministri Rama deklaroi se njerëzit në Shqipëri, të cilët dyshohen si të lidhur me FETO-n mbahen nën vëzhgim.