Atentat në Elbasan, plagoset rëndë një 32 vjeçar

Një 32 vjeçar është plagosur rëndë pas një atentati me granatë në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në pronësi të të plagosurit, në lagjen Partizani.

32 vjeçari Albert Alterziu, ka qenë duke fjetur bashkë me nipin e tij, në një dhomë ngjitur me lokalin, kur ka plasur granata e dorës. Ai është plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Elbasanit, ndërkohë që nipi i tij nuk ka pësuar dëmtime.

Deri më tani, policia po heton pistën e hakmarrjes, pasi Alterziu është dënuar më herët për vrasje. Në vitin 2001, Alterziu, atëherë 15 vjeç, ka vrarë Elton shulin, po 15 vjeç. Ai u dënua me 10 vite burg dhe për shkak të moshës, kreu vetëm 7 vitë dënim. Edhe pas daljes nga burgu, Alterziu është përfshirë në konflikte me armë në Elbasan.