Banorët e Astirit protestë përpara Kuvendit, përplasen me policinë

Qindra banorë të Astirit po protestojnë përpara Kuvendit, teksa kryeministri Rama po flet në seancë plenare.

Forcat e shumta të policisë u përplasën me banorët, duke i ndaluar ata të futen brenda në parlament.

Banorëve të Unazës së Re i janë bashkuar në protestë dhe banorët e Shkozës, shtëpitë e të cilëve janë shembur për t’i hapur rrugë zgjerimit të rrugës.

Ndërkohë nga brenda parlamentit, Kryeministri Rama përsëriti se nuk do të dëmshpërblejë banorët në masën 100 për qind pasi shtëpitë e tyre janë pa leje:

“Për ata të unazës së re, duhet të jetë shumë e qartë. Kush ka titull pronësie do të marrë dëmshpërblimin sipas ligjit dhe do largohet që aty. Kush nuk ka titull pronësie dhe ka vetëm një strehim do të marrë bonus tre vjet qiraje. Kush ka ngrehina të kategorisë së Bashkimit, Kujtimit, Agronit, Ramazanit, të largohet sa më parë dhe mos na dali përpara.”