Erion Veliaj për Ramën, Tahirin dhe qytetarët e pafuqishëm të Tiranës — Pa koment

Erion Veliaj për Ramën, Tahirin dhe qytetarët e pafuqishëm të Tiranës — Pa koment

Erion Veliaj për Edi Ramën, më 14 mars 2017:

“Jemi shumë krenarë që kemi një lider, një kapiten, një drejtues të përkushtuar.

“Edi! Të jemi shumë mirënjohës për kontributin! Të jemi shumë, shumë mirënjohës! Për të gjithë pasionin që ke injektuar në skuadrën tënde dhe unë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndjehem i privilegjuar!

Erion Veliaj për qytetarët e Tiranës të cilëve po u prish shtëpitë, më 13 nëntor 2018 :

“Po çfarë, do mbetemi në ‘epokën e gurit’? Pse? Se disa njerëz që kanë zaptuar aty nuk pranojnë kompensimin që po u japim?

S’i t’ia shpjegoja sot ish-guvernatorit të Salzburgut? […] Që një pjesë e jona ka parti politike shpellare që shqyejnë godina, që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet? Që ne kemi akoma specie primitive që përfaqësojnë parti politike sot e që dhunojnë njerëzit që punojnë për këtë qytet?”

Erion Veliaj për Saimir Tahirin, më 14 mars 2017:

“Saimiri është këtu me ne sot dhe meriton një superduartrokitje për shërbimin e tij dhe kontributin fantastik, fantastik. Të falenderoj shumë për kontributin dhe të jemi shumë mirënjohës.”

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme