Magjistratët e sapodiplomuar padi ndaj qeverisë: Po dështon të na emërojë në gjykata e prokurori

Magjistratët e sapodiplomuar padi ndaj qeverisë: Po dështon të na emërojë në gjykata e prokurori

16 prej gjykatësve dhe prokurorëve të diplomuar kohët e fundit nga Shkolla e Magjistraturës kanë paditur Kryeprokuroren Marku, Kryeministrin Rama dhe Presidentin Meta për dështimin për t’i emëruar ata në sistemin e drejtësisë.

Magjistratët  e rinj e kanë dorëzuar padinë në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Para reformës në drejtësi, magjistratët e rinj emëroheshin në detyrë, në prokuri apo gjykata të nivelit të ndryshëm, nga Prokurori i Përgjithshem dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi kishin kryer një praktikë 6 mujore. Por sipas reformës në drejtësi, detyra emërimit të magjistratëve të rinj tani është kompetencë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Teksa këto dy institucione nuk janë formuar ende, 16 të diplomuarit kanë mbetur të pa emëruar, pra praktikisht pa punë.

Kohët e fundit, shumica socialiste po përpiqet të miratojë në kuvend një ligj special, që i kalon kompetencat e KLP-së dhe KLGJ-së tek Arta Marku dhe KLD-ja ku bën pjesë dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ky ligj, i cili kërkon një shumicë të cilësuar, kundërshtohet nga opozita, pasi si Prokuroria e Përgjithshme ashtu dhe KLD-ja janë institucione të politizuara dhe të kapura nga qeveria.

Lajme te ngjashme