Policia arreston në spital protestuesit

Policia po arreston disa prej banorëve të Astirit që protestuan sot përpara parlamentit.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në spitalin e Traumës ku ndodhen disa prej protestuesve dhe i kanë arrestuar ata. Njëri prej të arrestuarve po shoqëronte të ëmën, e cila u lëndua gjatë protestës, në spital, kur policët e kanë arrestuar. Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë mbi protestuesit.

Disa deputetë të opozitës ndodhen në spital për të vizituar protestuesit e lënduar.