Projekti i Unazës së Re — Qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për të nxjerrë në rrugë 600 familje

Pavarësisht protestave të vazhdueshme të banorëve të zonës së Astirit kundër projektit të qeverisë për ndërtimin e Unazës së Re, qeveria vazhdon të mos ndryshojë qendrim.

Qeveria deri më tani është përpjekur të shuaj protestat e banorëve me çdo mënyrë. Në fillim duke i joshur me kompesim për pronat me çertifikatë pronësie dhe me trajtimin e banorëve në proces legalizmi me banesa sociale dhe në fund me shoqërimin e tyre në Komisariat.

Sipas projektit të miratuar nga qeveria, për ndërtimin e Unazë së re do të prishen 317 banesave dhe do të ndalohet procesi i legalizmit për 163 nga këto ndërtesa të ndodhura në këtë zonë. Nga ky vendim preken rreth 600 familje, të cilat prej 5 ditësh po protestojnë kundër këtij vendimi.

Qeveria, më 17 shtator hapi tenderin për rindërtimin e një pjesë të unazës së madhe të qytetit të Tiranës, nga vendi i njohur si Pallati me Shigjeta deri tek Rrethrrotullimi Shqiponja. Rindërtimi është planifikuar të kushtojë rreth €40 milionë. Më shumë për tenderët pa garë dhe me kompani të vogla të regjistruara në parajsa fiskale që bashkia Tiranë ka zhvilluar për këtë rrugë mund të lexoni këtu.