Trafiku i qënieve njërëzore nga Shqiperia, shqetësim i qeverisë britanike

Shqipëria është vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar për numrin e personave të trafikuar. Ky është përfundimi i raportit për skllavërinë moderne i bërë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Ky lloj trafikimi është bërë shqetësues për qeverinë britanike.

Qeveria britanike raporton se:

Viktimat shqiptare të pyetura nga policia britanike tregojnë se numri i personave të trafikuar në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet për arsye të rritje së pranisë së krimit të organizuar dhe shfrytëzimit seksual në vend.

Vetëm në vitin 2017, mbi 770 qytetarë shqiptarë janë identifikuar nga policia si skllevër të punës dhe të seksit.

Projektet për parandalimin dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne do të përqendrohen në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. Pasi këto janë edhe qytete me numrin më të lartë të viktimave.

Për të luftuar këtë problem, qeveria britanike ka miratuar një fond prej 2 milionë paund për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër trafikimit. Ky fond do të përdoret kryesisht nga organizata britanike Salvation Army në Shqipëri.

Fondi për Shqipërinë është pjesë e programit të qeverisë britanike, prej 33,5 milionë paund në ndihmë të vendeve që janë burimi kryesor i trafikimit të qënieve njerëzore në Mbretërinë e Bashkuar. Këto vende u identifikuan nga Ministria e Brendshmë, Agjensinë Kombëtare të Krimit, Prokurorinë dhe Policinë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.