Urimet e liderëve të huaj për festat e 28-29 Nëntorit

Me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, shumë liderë të huaj kanë uruar liderët shqiptarë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në mesazhin e tij, shprehej:

“Jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale.”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në urimin e tij shprehej:

“Shqipëria është për Gjermaninë një partner i ngushtë dhe i besuar në Ballkanin Perëndimor dhe një mik i çmuar evropian. Të jeni të sigurt se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian.”

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, ndër të tjera, u shpreh:

“Përkujtimi i përbashkët së fundmi i figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, forcoi më tej jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe por edhe ndjenjën e ndarjes bashkërisht të faqeve të rëndësishme të historisë – siç u dëshmua konkretisht nga pakica arbëreshe mjaft aktive – si dhe të horizonteve të përbashkëta në gjirin e familjes evropiane dhe të komunitetit euro-atlantik.”

Presidenti turk  Recep Tayyip Erdogan po ashtu uroi Presidentin Meta:

“Ne i kushtojmë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë tonë të përbashkët. Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin Tuaj ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan.”