Këshilli i Lartë Gjyqësor bën emërimet e para në gjykata

Këshilli i Lartë Gjyqësor bën emërimet e para në gjykata KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, menjëherë pas formimit dhe zgjedhjes së kryetarës së tij, ka marrë vendimet e para për të plotësuar vakancat e krijuara në gjykata nga shkarkimet e gjyqtarëve gjatë procesit të vetingut.

Kështu, gjyqtari i Shkodrës Besmir Stroka do të zëvendësojë përkohësisht kryetarin e gjykatës së Pukës Izet Kadana, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtari Stroka ende nuk është përballuar me procesin e rivlerësimit të figurës.

Me këtë vendim, KLGJ i jep fund zyrtarisht misionit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucionit të drejtuar nga Presidenti dhe që përpara reformës në drejtësi, kryente emërimet, shkarkimet dhe transferimet e gjyqtarëve brenda sistemit të drejtësisë.

Me fillimin e punës së KLGj-së, tani do të jetë e mundur të fillojnë procedurat për të emëruar gjyqtarët që kanë kaluar vetingun në vendet bosh të Gjykatës së Lartë, e cila është ndër gjykatat që u dëmtua më rëndë nga procesi i vetingut: Gjykata e Lartë humbi 5 nga 9 gjyqtarët e saj, ndërsa për 2 prej atyre që kanë mbetur, përfshirë dhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, pritet ende vendimi final i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme