Kolegji i Apelimit shtyn datën e vendimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Dedja

Kolegji i Apelimit shtyn datën e vendimit për kreun e Gjykatës Kushtetuese Dedja Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu për në datën 17 dhjetor marrjen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik që kërkon shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Në seacën zhvilluar dje, trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Ardian Hajdari, u shpreh se “trupi gjykues ishte në ‘pamundësi absolute’, për të marrë një vendim,

Gjatë seancës, Bashkim Dedja, i mbrojtur nga avokati Maks Haxhia, kundërshtoi ankimimin e Komisionerit Publik Darjel Sina. Dedja dhe Haxhia, ndër të tjera, thanë se Zoti Sina është treguar dashakeq dhe me standarde të dyfishta kur ka ankimuar në KPA vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë Deden.

Po ashtu, avokati Haxhia pretendon se Darjel Sina ka konflikt interesi në këtë çështje ndaj ankimimi i tij duhet të hidhet poshtë.

Të gjitha këto pretendime, komisioneri Sina i hodhi poshtë.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u konfirmua në detyrë në qershor nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimit administrative atij ju gjetën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë. Një analizë të plotë të problemeve më deklarimin e pasurisë së Zotit Dedja mund ta lexoni këtu.

Menjëherë pas konfirmimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi vendimin e KPK-së për rikonfirmimin në detyrë të gjyqtarit Dedja duke deklaruar se KPK nuk ka përdorur të njëjtat standarde si për gjyqtarët e tjerë. ONM i rekomandoi Komisionerit Publik që ta ankimojë vendimin në KPA.

Në korrik, Komisioneri Publik Darjel Sina, me rekomandimin e ONM-së, apeloi  vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedes.

Si një prej dy anëtarëve të vetëm të mbetur në Gjykatën Kushtetuese, shkarkimi i Bashkim Dedes do të sillte ngërç në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, temë për të cilën mund të lexoni këtu.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme