Kryeministri Rama dëbon ambasadorin dhe një diplomat iranian

Kryeministri Rama dëbon ambasadorin dhe një diplomat iranian Ambasadori i Iranit Gholamhossein Mohammadnia

Kryeministri Edi Rama ka dëbuar nga Shqipëria dy diplomatë të Ambasadës  së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, përfshirë dhe ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia, për shkak se dyshohen se kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Sipas Reuters, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar të thotë specifikisht se kur janë dëbuar diplomatët dhe nëse ata janë larguar nga vendi.

Disa media raportuan se “cenimi i sigurisë” kishte të bënte me dy çështje të mundshme: me një sulm të mundshëm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael në vitin 2016 dhe me faktin që në Shqipri ka një kamp Mojahedin-e-Khalq (MEK), një organizatë terroriste deri para pak vitesh, 3 mijë anëtarë  të së cilës u transferuan nga Iraku në Shqipëri.

MEK është bërë gjithnjë e më shumë objekt i vëmendjes së zyratëve të lartë ameikanë të politikës së jashtme të SHBA-së, kjo si rezultat i politikave anti-iraniane të ndjekura nga administrata Trump.

Zyrtarët e qeverisë amerikane, përfshirë Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, përshëndetën vendimin e qeverisë shqiptare, përmes postimeve në Twitter:

Këshilltari për sigurinë, John Bolton:

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata ngrihen ndaj sjelljes moskokëçarëse të Iranit në Europë dhe përreth globit.”

Këshilltari i shtetit, Mike Pompeo:

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Albania. Shtetet europiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destruktive.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme