Protesta masive e studentëve bojkotohet nga media

Teksa një prej protestave më masive të viteve të fundit, po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit nga studentët e universiteteve publike, televizionet më të mëdha në vend kanë zgjedhur të transmetojnë aktivitete të Kryeministrit Rama me një prej kompanive më të afërta të tij, Kastrati shpk.

Protesta masive e studentëve po transmetohet live stream vetëm në rrjetet sociale. Protestën mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në faqen e Exit.al dhe Nisma Thurje.

Videoja e mëposhtme tregon qartë pjesëmarrjen masive të mijëra studentëve në protestën kundër vendimit të qeverisë Rama për rritjen e tarifave të provimeve dhe tartifa të larta në përgjithësi të studimeve.

Tirana proteston, Studentet kunder Qeverise

Tirana proteston, Studentet kunder Qeverise

Gepostet von Open Data Albania am Donnerstag, 6. Dezember 2018