Shoqata Erasmus Mundus mbështet protestën dhe kërkesat e studentëve shqiptarë

Shoqata Erasmus Mundus (EMA) ka botuar sot një deklaratë në mbështetje të protestës dhe kërkesave të studentëve në Shqipëri, të cilët po protestojnë ndaj tarifave të larta, që për rrjedhojë zvogëlojnë aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor. EMA është organizata e studentëve ne të gjithë botën që marrin pjesë në programin Erasmus. Ato shprehen se:

Programet e Erasmus-it bazohen në parimin e qasjes së barabartë nga studentët në Sistemet e Arsimit të Lartë pavarësisht përkatësisë së tyre. Ne synojmë krijimin e kushteve të barabarta për studentët pavarësisht origjinës së ndryshme sociale, financiare, kulturore dhe kombëtare, duke theksuar rëndësinë e një edukimi cilësor për këdo që e kërkon atë.

Shoqata Erasmus Mundus (EMA) solidarizohet me studentët shqiptarë, që po protestojnë kundër tarifave të larta, që kanë sjellë ulur aksesin e studentëve në arsimin e lartë cilësor.  

Duke pasur parasysh efektet e tjera që sjell një vendim i tillë, EMA inkurajon cdo person që ndikon në marrjen e vendimeve pozitive në këtë drejtim. Kur zërat bëhen së bashku, ata mund të dëgjohen më shumë.

Jemi të keqardhur megjithatë që një ngjarje e tillë ndodh në kulmin e fushatës sonë #DoesItMatter, që bazohet pikërisht në mundësitë e barabarta për të gjithë, ndaj është e rëndësishme të kuptohet pse keni ndërmarrë një vendim të tillë.

Më herët edhe Unioni i Studentëve Evropiane (ESU), organizatë ombrellë për organizatat studentore në rreth 40 shtete evropiane, që përfshin rreth 20 milionë studentë shprehu mbështetje e saj për protestën dhe kërkesat e studentëve në Shqipëri.