Shumica socialiste refuzon kandidaturën e Vitore Tushës për KLSH-në

Shumica socialiste refuzon kandidaturën e Vitore Tushës për KLSH-në Vitore Tusha

Komisioni i Ekonomisë në Parlament i propozoi sot Kuvendit rrëzimin e kandidaturës së Vitore Tushës për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Erjon Braçe, kryetar i Komisionit, tha se emërimi i Tushës do të vinte në rrezik formimin e organeve të reja të drejtësisë:

 “Zonja Tusha nuk ka eksperiencë në fushën e kontrollit financiar dhe ekonomik, e cila është një specifikë shumë e domosdoshme për kryetarin e KLSH-së.

Plus, Tusha është zëvendëskryetare e KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) dhe nuk mund të zëvendësohet, pasi shorti hidhet njëherë në vit dhe për shkak të detyrës rrezikon vijimin normal të organit të ri, proces më i rëndësishëm se KLSH.”

Por, justifikimi i përmendur nga deputetit Braçe nuk qendron sepse me largimin e Bashkim Dedes nga sistemi i drejtësisë KED nuk mund të mblidhet.

Vitore Tusha u propozua si Kryetare e KLSH-së nga Presidenti Ilir Meta, pasi kryetarit aktual Bujar Leskaj i përfundoi mandati.

Por, Zonja Tusha është tashmë e vetmja anëtare nga Gjykata Kushtetuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pasi anëtari tjetër Bashkim Dedja u shkarkua dje nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Emërimi i saj në krye të KLSH-së do ta linte KED-in pa asnjë anëtar nga Gjykata Kushtetuese duke vështirësuar formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme