Zbuloi tenderi korruptiv të Unazës së Madhe, gazetari Ylli Rakipi kërcënohet me jetë

Zbuloi tenderi korruptiv të Unazës së Madhe, gazetari Ylli Rakipi kërcënohet me jetë

Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi është kërcënuar për jetën, pak ditë pasi bëri publike aferën korruptive të tenderit 18 milionë eurosh për Unazën e Madhe, të fituar me dokumente të falsifikuara nga kompania fantazëm DH Albania.

Lajmi për kërcënimet ndaj gazetarit Rakipi janë bërë publike nga stafi i emisionit “Të Paekspozuarit”.

“Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente. Pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve, emisioni “Të Paekspozuarit”, do të vijojë të kryejë detyrën dhe misionin e vet në interes të publikut,” shkruan stafi i emisionit.

Më shumë për aferën korruptive të tenderit për Unazën së Madhe mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme