Studentët bllokojnë hyrjen në Fakultetin e Drejtësisë

Studentët bllokojnë hyrjen në Fakultetin e Drejtësisë

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur banka në derën kryesore të fakultetit për të bllokuar hyrjen në të. Ato sëbashku me grupe studentësh nga fakultete të tjera kanë përpiluar një letër me pesë kërkesa për dekanët e fakulteteve. Kërkesat e tyre janë:

Shtyrja e sezonit dhe procesit mësimor deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare;

Shtyrja e afatit të pagimit të tarifave;

Shtyrja e procedurave për marrjen e bursave deri në dhënien e një përgjigje përfundimtare;

Nisja e një plani veprimi nga dekanati, për plotësimin e kërkesave që varen drejtpërdrejt nga ai;

Mospenalizimi i studentëve apo marrja e masave ndaj tyre, deri në përfundimin e bojkotit.

Studentët kanë më shumë se një muaj që protestojnë kundeër tarifave të larta të shkollimit në universitetet publike.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme