60 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

60 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Një sondazh i Gallup i publikuar në dhjetor 2018 testoi dëshirën e qytetarëve të 152 vendeve për të emigruar.

Rezultatet e sondazhit zbuluan se Shqipëria renditet në vendin e katërt nga 152 vende të botës për numrin e qytetarëve që duan ët largohen nga vendi. Ky numër është rreth katër herë më shumë se sa mesatarja botërore e njerëzve që duan të emigrojnë.

Përpara Shqipërisë renditen Haiti me 63 për qind —dhe dy vendet e prekura nga sëmundja e Ebolës — Liberia me 66 për qind dhe Sierra Leone me 71 për qind.

Gjithashtu, Shqipëria kryeson listën botërore e për numrin e lartë të të rinjve të mirë shkolluar, të cilët duan të largohen nga vendi përgjithmonë. Sipas sondazhit, 32 për qind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi.