Bjarke Ingels tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Bjarke Ingels tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

Firma Bjarke Ingels e arkitektit danez me të njëjtin emër është tërhequr nga projekti për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Tërheqjen e kanë konfirmuar për Exit.al burime të sigurta.

Në mars të 2018, Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e hartuar nga Ingels për Teatrin e ri Kombëtar. Realizimi i të cilit do të bëhej nga kompania Fusha shpk, nëpërmjet një ligji special. Ky ligj, më vonë u kritikua nga Bashkimi Evropian si shkelje e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA). Qeveria, nga ana e saj, u përgjigj se nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të ndërtuar një teatër të ri.

Në faqen e saj të internetit, studio-ja Bjarke Ingels ende ka të listuar si klient zyrtar të sajin për projektin e teatrit, kompaninë Fusha, e cila ka përfituar shumë tendera të dyshimtë nga qeveria Rama.

Më herët, pyetur nga Exit.al, Ingels ka refuzuar të zbulojë kushtet e kontratës së tij me kompaninë Fusha- qeverinë shqiptare-duke e konsideruar atë një “marrëveshje konfidenciale“.

Teatri Kombëtar është një nga objektet e fundit të mbetura në Tiranë që nga periudha fashiste. Shembja e mundshme e tij nxiti protesta të shumta nga artistët dhe qytetarët. Protestat nxorrën në pah edhe grabitjen e një pjese të tokës nga Fusha. Ajo premtoi të ndërtonte një teatër të ri në këmbim të një sipërfaqeje të madhe toke publike, për të ndërtuar gjashtë kulla. Ky fakt dëmtoi rëndë edhe imazhin e vetëshpallur të Bjark Ingelsit, si një arkitekt kundër projekteve korruptive dhe që bien ndesh me të mirën publike.

Megjithatë, duket se nuk janë problemet sociale apo etike ato që e çuan Bjarke Ingelsin të braktiste projektin e lajthitjes së kryeministrit Rama, por problemet në lidhje me cilësinë e materialeve të ndërtimit.

Sipas burimeve të Exit.al, thuhet se Ingels donte të përdorte materiale me cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri. Por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët, si një mënyrë për të ulur kostot. Dhe, si rezultat, Ingels braktisi projektin.

Mënyra se si jepen tenderat për projektet publike nga qeveria shqiptare e nxit dhe më tepër uljen e kostove nga ana e kompanive. Meqenëse çmimi është caktuar paraprakisht bazuar në kriteret e papërcaktuara qartë, kompania fituese priret të përdorë materiale me cilësi të ulët, me qëllim nxjerrjen e një fitimi sa më të lartë. Prandaj cilësia e ndërtimit është sakrifikuar gjithmonë, me arsye kryesore fitimin e kompanisë.

Një shembull tjetër është Stadiumi Kombëtar, i cili ka humbur shumë nga elementet e tij të parashikuara në projekt, si rezultat i “uljes së kostove” nga ana e kompanisë së ndërtimit.

Zyra e marrëdhënieve me publikun e firmës Bjarke Ingels, refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të bëra nga Exit.al lidhur me tërheqjen e tyre nga projekti i Teatrit Kombëtar.

5 komente

  1. tiranasi 29 Korrik, 2019 në 12:42 am

    Teatri dikur godine e partise fashiste italiane me emrin Savoja, duket me shume si nje kishe fshati, e s’e jep fare pamjen e nje teatri. Pa asnje vlere arkiktekturale e monumentale. ka qene ndertuar provizorisht si nje qender e partise fashiste qe sherbente per mbledhje, dhe perdorej dhe si kinema. Ne kohen e gjermaneve u quejt Kinema Kosova. Nje ndertese krejt e pavlere dhe e pavend, qe stonon me pallatet monumentale te ministrive. Pra s’e ka aspak hijen e nje monumenti. Pas 1944, ai u quejt Teatri Kombetar, por sherbeu si salle gjyqit special qe çoj ne pushkatim me dhjetra intelektuale te larte e patriote te shquar e me dhjjetra e dhjetra te tjere ne burgje, ku vdiqen e mbeten pa varre. E si na qenka monument kombbetar kjo ndertese e krimit e perlyer me gjak shqiptari ? Po vertet nje teater, ku ne skenen e tij qendronin kriminelet, gjykates e prokurore, duke dhene shfaqje xhelatsh gjakatare , mbi vell’ezerit e motrat e tyre. Artistet e ndryshme qe me vone kane dhene shfaqje aty, s’kan pse te merziten e te protestojne. Nuk eshte ai teater qe ua ngren vleren, sepse vleren e kani ne vetvete, dhe poppulli ua njeh. E pse te mos ngri!het aty nje pallat e kompleks monumental siç i kane gjithe kryeqytetet e qytetet e tjere te botes se zhvilluar ? Apo te qendroje ajo karakatine e fashizmit, qe ka sherbyer edhe si kasaphane e diktatures komuniste? Po t’ishin komunistet qe protestojne, kishte nje kuptim, sepse aty jane dhene shfaqje te krimeve te dikttatures, shfaqje makabre qe i kane duartrokitur e brohoritur.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme