Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Klement Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Klement Balilin Klement Balili gjatë seancës gjyqësore

Klement Balili do të qëndrojë në burg deri në pritje të vendimit të gjykatës për të.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë që prej vitit 2016, kur Balili u shpall në kërkim nga policia greke.

Balili u shoqërua në gjykatë nga avokatët e tij, Theodhori Sollaku dhe Baftjar Rusi.

Seanca u zhvillua pa praninë e mediave.

Një ditë më parë, prokurori Ened Nakuçi dorëzoi në gjykatë dosjen e hetimit për Balilin. Sipas dokumenteve të bëra publike, Balili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një bande kriminale, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë dhe pastrim të parave të ardhura nga veprimtaritë kriminale.

Klement Balili u vetëdorëzua në policinë shqiptare më 15 janar, 2 vjet pasi ishte në kërkim nga policia greke.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme